6 muaj burg për konkurrentin e “Përputhen” Publikonte foto me femra nga shtrati.

Ana Lleshi dhe Arjon Luli, dy ish-pjesëmarrës të “Për’puthen”, ishin pjesë e një skandali gjatë kohës së tyre në emision. Arjoni pretendoi se Ana kishte kaluar natën në shtëpinë e tij dhe publikoi edhe një foto me të në shtrat. Pas kësaj, Ana ngriti një akuze ndaj Arjonit dhe tani Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur që Arjon Luli të dënohet me 6 muaj burg.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin më 8 dhjetor 2020, Diana Lleshi kallëzoi se njohu Arjonin gjatë një emisioni dashurie dhe se një natë, Arjoni ishte pak semure dhe kërkoi ndihmë nga Diana për të sjellë ilaçe në shtëpi.

Por, pasi qëndroi natën në shtëpinë e Arjonit, ai i bëri një foto dhe e përdori atë si shantazh, kërkoi që të vepronte në mënyrën që ai do të dëshironte nëse jo fotoja do të publikohej.

Diana Lleshi theksoi gjatë deklarimeve të saj pas denoncimit se Arjoni u nervozua pasi ajo nuk e zgjidhte në takime gjatë pjesëmarrjes së saj në emision. Ajo shpjegoi se për 7 muaj u ndje e shantazhuar dhe e kërcënuar nga Arjoni, por pas publikimit të fotos iu drejtua policisë.

Ajo shtoi se pas publikimit të fotos, mori ndihmë nga një psikolog dhe mbylli biznesin e saj. Arjon Luli ka apeluar vendimin me 6 muaj burg në Gjykatën e Apelit dhe kërkon të jetë i pafajshëm.