Agim Xhafka “Çifti Gjerman në Orikum pastron plazhin nga kaka qenit, bajga ndërsa pronari lokalit tha”

Agim Xhafka shkruan për një çift gjerman që, së bashku me dy fëmijët e tyre, po pastronin plazhin.

Gruaja mbante një qese në dorë, ndërsa burri dhe fëmijët sillnin në të kanoçe, kakë qeni, letra, bajga dhe dy goma makinash.

Një person me emrin Nurja, pronari i lokalit, i vëzhgoi ata nga larg. Ai është gati për sezonin turistik, pasi përgatitet duke pirë dopjon e dytë të rakisë, edhe pse ora ende nuk ka kapur 9-tën – shkruan Xhafka

Ndërsa me gruan po hapja shezlongët pak më tej një çift,me dy fëmijë të vegjël,po pastronin plazhin. Gruaja mbante një qese në dorë,burri dhe të vegjëlit fusnin atje kanoçe,kaka qeni,letra,bajga,dy goma makinash. E bënë xixë vendin ku do rrinin. Nga gjuha që flisnin dukeshin si gjermanë.
Prej së largu i vështronte Nurja,pronari i lokalit,ai mo që në verë na qeth lekët për çadrat.
-Ja,edhe tre çifte si ky të më vijnë këto ditë e unë jam gati për sezonin turistik,-foli pasi rrëkëlleu dopjon e dytë të rakisë kur ora ende s’kishte kapur 9-tën.