Agron Llakaj humbet babain: “Ah mor babë ku ta dija se ishte ditëlindja jote e fundit”

Aktori Agron Llakaj ka përhapur sot një lajm të trishtë ndër ndjekësit e tij. Babai i tij ka ndërruar jetë.

Në një fotografi ku ai festonte 88-vjetorin, Llakaj shkruan: “Ku ta dija, o babushi im i dashur, se kjo do ishte ditëlindja jote e fundit”.

Mesazhet e ngushëllimit nga miqtë, ndjekësit dhe personalitetet publike kanë qenë të shumta.

“Ahh ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditelindja jote e fundit
Babai im,gojemjalti ti,e qeshura jote ilac…aaahh mor bab cte te them e cte shkruaj per ty?!
U pame sot ne mengjes dhe nuk mendova se po te puthja e perqafoja per here te fundit.
Babi im, ike…,po te pret Bardha,bija jote dhe motra jone,tragoja gjithe mallin tone babi…
Qofsh i parajses ashtu sic shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithcka nga ty dhe shpirti yt i mire, qe do t’i ruaj deri kur Zoti te na bashkoj serish!????
Lamtumire o i shtrenjti yne, tregoi shtruar Zotit gjithe historite e tua, ashtu bukur dhe qeshur sic tregoje Ti
Sa me mungon mor bab…ahhhh…’ shkruan aktori krahas fotos së publikuar me prindërit.”