Disa makina janë përfshirë në aksident në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë 3 persona janë lënduar.
Në aksident janë përfshirë katër makina.
Dy prej makinave të përfshira në aksident janë të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet dy nga mjetet e eskortës së Berishës janë përfshirë në aksident në afërsi të Fushë Mamurrasit.
Grupi shoqërues i Berishës pretendon se iu ka dalë para një makinë kundravajtje, e cila sipas tyre ka shkaktuar aksidentin.
Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.