Albërie Hadërgjonaj i dha një mesazh publik aktorit Donald Veshajt. Teksa ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”, në një prej lojërave ishin vendosur fotot e vajzave dhe mbesave të Albërijes. Por rrota ndaloi tek Beatrix Ramosaj.
E vendosur përballë lojës “Ç’ka rrota, i mëson bota” praktikisht përballë familjarëve të saj dhe jo vetëm. Ndalesën e radhës kjo lojë e kishte tek mbesa e saj Beatrix Ramosaj për të cilën pyetja ishte: si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?
Albërija përgjigjet: Të ketë në krahë një burrë me ‘’rr’’ të fortë dhe jo një legen.