Në natën e kaluar gjatë post-it BBV, Arbana Osmani ka dhënë një deklaratë paksa të hidhur për Balina Bodinakun, ish-opinioniste e këtij reality show.
Ndërsa po fliste me Arbër Hajdarin dhe Zhaklinën Lekatarin se ata do të kishin më lehtë në punën e tyre nëse nuk do të qëndronin besnikë ndaj mendimeve të tyre dhe do të ishin krah Luizit, Arbana shtoi:
“Ju do ta kishit më të lehtë te beheshit fansa … Vitin e kaluar kemi pasur opinioniste që u bënë fanse “.
Duke filluar nga kjo deklaratë e Arbanës, Balina Bodinaku ka reaguar.
Në një postim në InstaStory, ajo shkruan:
“Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”.