Arlind Qori: “Më në fund erdhi rroga. Tani nuk do të jetë nevoja t’i kërkoj gruas lekë për kafe”

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori – një pedagog i shkencave politike – është partia më e re që iu bashkua votimeve të 14 majit dhe gjithashtu konsiderohet një surprizë e këtyre zgjedhjeve pothuajse njëngjyrëshe.

Në muajin e fundit përpara fushatës, aktivistët e Lëvizjes Bashkë iu desh të luftonin me burokracinë që rrezikoi t’i linte jashtë zgjedhjeve.

Qori mori 13,851 vota dhe u rendit i treti në garën për kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa Lëvizja Bashkë fitoi një mandat në këshillin bashkiak, që i takon Mirela Rukos. Një tjetër mandat në këshillin bashkiak u mor nga Endrit Shabani i Nismës Thurrje – gjithashtu një parti e re.

Ditën e sotme Arlind Qori ka postuar një status ironik në rrjetet sociale ku shkruan:

Më në fund erdhi rroga. Tani nuk do të jetë nevoja t’i kërkoj gruas lekë për kafe.