Arrestimi i Ahmetaj. Gazetari Hoxha: “Se pranon kollaj burgun ai. Mund të kërkojë azil jashtë shtetit”

SPAK-u (Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimeve të Rënda) i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të autorizuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetari Poli Hoxha, në një intervistë, ka deklaruar se ka pak gjasa që Arben Ahmetaj të pranojë arrestimin.

Ai shtoi se ka informacione se Arben Ahmetaj ka kryer shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të kërkojë azil në një vend të huaj.

“A do të përfundojë në qeli Arben Ahmetaj? Kjo mbetet për t’u parë. Ka pasur informacione që ai ka menduar për këtë ditë, koha i është dhënë shumë. Nuk është një flagrancë, di që Ahmetaj, këtë e kam të konfirmuar, ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë dhe njohjet e tij dhe ndoshta mund të lexojmë një lajm për azil nga Ahmetaj. Se është nga ata njerëz që edhe si profil, edhe si karakter se pranon kollaj burgun” tha Hoxha.