Arrestohet autori. Përplasi fëmijën 3 muajsh dhe prindërit në mes të Tiranës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit luksoz, tip “Benz G Class”, i identifikuar si Ilir Sulejmani ka kaluar semaforin me të kuqe dhe ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre tre muajshe.

Për fat të mirë, fëmija ka arritur të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa gruaja dhe burri kanë marrë dëme më të shumta.

Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit të mjetit i dështoi tentativa për t’u arratisur pasi u ndal nga policia. Ai mësohet se ishte pa leje drejtimi, pasi i ishte pezulluar tre javë më parë.

Leave a Comment