Artan Hoxha nxjerr pjesën e dytë të videos me Gjicin: “Më sajo ndonjë punë këtu ore të vij të marr shtëpi me qera”

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një pjesë tjetër të videos mes ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, dhe gruas me të cilën ishte i përfshirë në një aferë sek’suale.

Në këtë video, gruaja dëgjohet duke kërkuar një vend pune në bashki, por gjithashtu kërkon ndihmë për një projekt të lidhur me qentë.

Artan Hoxha shkruan:

Dielli nuk mbulohet me shoshe Padisha!!!

Epo t’a humbesh “pashallekun” e Kukesit, pasi e ke “paguar me flori”, për nje tender ordiner te “kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges”, vetem Padishaut tone mund t’i beje vaki…
Gjithsesi, “çfare ke mbjelle do te korresh”, thote populli.

Mardhenia mes ish-kryebashkiakut te Kukesit Safet Gjici dhe vajzes A.K. nuk ishte thjeshte nje çeshtje flirti, por preludi i nje afere biznesi…
Tentativa per ta mbuluar te verteten edhe tre dite pas publikimit te videos tashme eshte e dukshme.
Ne te vertete, nuk eshte vetem nje shkelje etike e zyrtarit me te larte lokal, te zgjedhur me votat e popullit, por nje afer e paster korrupsioni per te perfituar nga parate e taksapaguesve te varfer shqiptare.

Biseda e ish-kryebashkiakut te Kukesit, Safet Gjici, me vajzen e prezantuar si Alma Tafa, perfaqesuese e nje kompanie per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges, ne zyren e bashkise vetem nje minute pas kryerjes se mardhenies intime mes tyre, tregon pikerisht kete gje, aferën korruptive.


Vajza kerkon nje mundesi punesimi ose ndihmen e kryetarit te bashkise per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges.


Madje ajo i thote se keto para, Gjici nuk do t’i paguaje nga xhepi, por nga buxheti i bashkise.
Gjici pasi e degjon vajzen, e miraton oferten e saj dhe i ofron gjithe mbeshtetjen e tij, duke i vene ne dispozicion stafin e bashkise.


Madje i sugjeron edhe menyren sesi ky projekt do te miratohet ne keshillin bashkiak, per te mos patur probleme dhe per te qene ne rregull me ligjin.


Gjici therret ne zyre nenkryetarin e bashkise Granit Gjana dhe e urdheron te ndihmoje vajzen duke ndjekur proceduren per dokumentacionin e projektit.

Me poshte video e Gjicit dhe vajzes, ku bisedojne per te perfituar projektin e kas’trimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges ne Kukes dhe menyren se si ky projekt do te miratohet ne Keshillin Bashkiak…

Vajza: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo? Na sajo ndonjë punë këtu re, të vij të marr një shtëpi me qira. Kam dy shkolla. Shteti do më paguajë, sdo më paguash ti.

Gjici: Do ta thërras unë këtë që merret me punët e qenve, se letrat duhen kaluar me vendim këshilli.

Vajza: Kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja.

Gjici: Nuk është problemi aty. Ne duhet ta bëjmë të gjithë procedurën që të gjithë qentë e rrugës ti marrim këtu, ti çojmë atje. Sa shkon, si shkon, situacioni, preventivi.

Vajza: i kam me projekt të tëra.

Gjici: Do ta thërras unë këtë dhe shko ti atje.

Kliko butonin për të shikuar videon

Video e publikuar nga Artan Hoxha