Astrit Çerma: “Grida Duma hiqet si e mençur. E tmerrshme si e durojnë të ftuarit”

Artisti i njohur për shumë role në teatër dhe kinema, Astrit Çerma, ka bërë ironi me Grida Dumën për emisionin e saj në televizion.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori i njohur shprehet kundër mungesës së profesionalizmit të Grida Dumës si moderatore.

Ai thekson se “Duma e Topit” i fton personazhet duke i mbajtur leksione, duke ua treguar se si i ka zgjedhur për t’u vënë në dukje se sa e mençur është ajo.

“Ndjek Dυmën e Toρit, jo vetëm seρse s’kɑm çtë ndjek, ρoɾ edhe seρse kɑm një ndeɾim teρëɾ të veçɑntë ρëɾ të ftυɑɾit e emisionit. Poɾ.. Është e tmeɾɾshme.. Si e dυɾojnë ɑtɑ që kɑ ftυɑɾ që t’Jυ mbɑj leksionin me temën: – Shikoni sɑ e mënçυɑɾ jɑm υnë që jυ kɑm ρëɾzgjethυɾ jυve të mënçυɾve që t’Jυ ɾɾëfej mënçυɾinë time…”, shkɾυɑn ndëɾ të tjeɾɑ ɑktoɾi Astɾit Çeɾmɑ.

Kujtojmë se Astrit Çerma është një nga figurat më të rëndësishme të teatrit “Skampa” në Elbasan. Ai studioi për aktor në Tiranë dhe pas përfundimit të studimeve u kthye në qytetin e lindjes. Filloi një karrierë të suksesshme në kinema, duke shfaqur profesionalizëm qysh në filmën e tij të parë “Brazdat” (1973). Në vitet ’70, ai luajti disa role protagoniste në filma si “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata ishin katër” (1977), dhe të tjera.