Astrit Çerma Rajmonda Bulkut: “Ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd që qurravitesh?”

Diten e djeshme aktorja Rajmonda Bulku u shfaq ne spotin e Sali Berishes. Aktorja e njohur ka vendosur te rifutet ne politike duke u shfaqur ne spotin e protestes se 3 Marsit si “Nena Shqiperi”

Mesa duket ky spot nuk eshte pritur mire nga kolegu i saj Astrit Çerma i cili ne nje reagim te tijin ka ngritur akuza ndaj Rajmonda Bulkut duke i thene se ka shitur shpirtin tek Berisha

“Kur kërkosh të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd. Që qarravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan ai i revoltuar.

Çfarë thotë Rajmonda Bulku në spot:

“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.

Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën.