Prifti Nikolla Xhufka, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, vuri theksin se të përfshihesh në marëdhënie seksuale është diçka e natyrshme për njerëzit.
Nikolla Xhufka rrëfeu se vazhdon të mbetet i virgjër dhe po e ruan veten për të ardhmen e tij të martesës.
Prifti, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, insistoi se të përfshihesh në marrëdhënie seksuale është një aspekt i natyrshëm i jetës njerëzore. Shtoi gjithashtu: “Një prift pa një grua nuk mund të jetë një prift i mirë.”
Ju e pranoni publikisht që dëshiron të kryeni marrëdhënie seksuale?
Absolutisht, është njerëzore.
Po, sepse në Ungjill janë ato 10 urdhëresat e Moisiut që zbriti Zoti, që thotë mos vidh, mos kurvëro dhe thotë ruaje shtratin tënd bashkëshortor, që ti duhet ta ruash veten për bashkëshortin dhe bashkëshorti për ty. Nuk mund të shkosh me 100 dhe ti shkosh partnerit tënd e qepur pastaj.
Edhe ai zotëria që do marrësh për burrë nuk do shkojë me 1000 e të vijë tek ty pastaj.
Po e ruan virgjërinë për nusen tënde?
Po sepse ashtu thotë Ungjilli, unë jam fetar dhe do të bëj atë që më thotë feja, jo 100 % se ka edhe gjëra që nuk i bëjmë (qesh). Kreshmën unë nuk e mbaj 40 ditë.