Kampionia e dyfishtë olimpike, e cila tani është 31 vjeç, u be e njohur në vitin 2009 kur fitoi titullin e botës në 800 metra për femra me një diferencë mahnitëse, disa orë pasi keshilli drejtues botëror i sportit tha se ajo do t’i nënshtrohej testeve të verifikimit gjinor.
Caster Semenya tha se ajo u ofroi të tregonte vag… e saj zyrtarëve të atletikës kur ishte 18 vjeç për të provuar se ishte femër.
Në intevistën e saj që prej nënshtrimit të testimit për verifikimin e seksit, atletja afrikanojugore Caster Semenya, u shpreh e pashqetësuar nga të gjithë spekulimet që e kanë rrethuar në vitet e fundit.
”Nuk e shoh si ndonjë shqetësim atë që të tjerët thonë për mua. Unë e di se kush jam. E di që jam femër dhe kaq më mjafton. Qënia e dytë që mund të më gjykojë është Zoti”, deklaroi Semenya.
Kampione e botës në 800 metra, medalja e artë e saj është e shumëdebatuar, për shkak të paqartësisë së gjinisë së saj. Duke folur në “BBC Newsnight”, ajo kundështoi me forcë edhe spekulimet për mundësinë e vënies si kusht për t’iu rikthyer garave, një ndërhyrje që do të theksojë gjininë e saj femërore.