Babai informoi rr’ëmbyesit të cilët i lidhën k’ëmbët e duart vajzës së tij dhe e hodhën në bagazh.

Detaje të r’ënda janë zbuluar në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçare në Shkup, e cila u gjet e v’dekur një javë pas rr’ëmbimit të saj.

Mediat maqedonase raportojnë se babai i vajzës, një informator i dyshuar kryesor në organizimin e ngjarjes, ka patur rol në këtë plan. Rr’ëmbyesit kishin si qëllim marrjen e parave të nënës së vajzës, e cila ishte e divorcuar dhe kishte shitur një apartament në kohët e fundit.

Pas rr’ëmbimit brenda pallatit, vajza u transportua në periferi të Shkupit, e l’idhur k’ëmbë e duar në bagazhin e një makinë, dhe në këto rrethana, humbi j’etën.

Grupi gjithashtu rrëmbeu dhe vrau një shtetas tjetër, Pançe Zhezhovski. Personat e arrestuar janë identifikuar si Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

Koka e grupit Lupço Palevski është një figurë e njohur në Maqedoninë e Veriut, drejtues i një lëvizjeje. Sipas prokurorit të rastit, Gavril Bubevski, v’rasja e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski u shkaktua për përfitime materiale.

Gjithashtu, thuhet se grabitësve u duhej një makinë për rr’ëmbimin e 14-vjeçares, dhe për këtë arsye ata rr’ëmbyen dhe v’ranë të moshuarin.