Këngëtarja e mirënjohur Bebe Rexha, i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese Monika Kryemadhit në Instagramin e saj.

Këngëtarja shkruan se Kryemadhi është njeriu që i dha kurajo për të ndjekur ëndrrat, dhe gjithashtu përmend edhe faktin se ajo është e para grua në Shqipëri që drejton një parti politike.

Dedikimin Bebe e ka shkruar në anglisht, pasi shumicën e ndjekësve ajo i ka të huaj. Në fund të postimit ajo e ka falenderuar Kryemadhin që është kaq e guximshme.

Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi janë kushurira, dhe pavarësisht se këngëtarja është larguar herët nga Shqipëria, ato kanë ruajtur një marrëdhënie të afërt.

Kujtojmë se në vizitat e shkurtra që Rexha ka pasur në Shqipëri, gjithmonë është takuar me familjen e Kryemadhit.