Bëhet nami! I turret SPAK për ta arrestuar. Hidhet nga kati dytë i shtëpisë ish zyrtari i Policisë.

Mes 38 personave, pjesë e super-operacionit të koduar ‘Shpirti’ është edhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj

I arrestuar në vitin 2017 për veprën penale të ‘trafikimit të narkotikëve’ në episodin e 2.5 tonëve kanabis, për të cilin vetëm pak javë më parë, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Lelaj akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.

Por, paradoksi i gjithë kësaj situate qëndron tek fakti se, pasi ishte dënuar, Lelaj ishte shpallur në kërkon nga policia e shtetit, e cila e kërkonte në çdo cep të vendit, por që nuk e gjente dot, ndërkohë që ai ka qenë në Vlorë, duke shijuar ‘lirinë’.

Sipas gazetarëve të ‘Fax News’, mësohet se Lelaj, kur ka pikasur se SPAK ka shkuar për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës për t’i shpëtuar arrestimit, por pasi është hedhur ka pësuar një frakturë në këmbë. Për këtë arsye, ai është nisur në spital, ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është shoqëruar drejt Tiranës, ashtu sikurse të gjithë personat e tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’

Po kush është Festim Lelaj?

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë Lelaj, ka qenë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”. Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

Leave a Comment