Ben Blushi: “Krutanët e tmerrshëm qeverisën Tiranën për 200 vjet. Kryeqytet të bëhet Belshi”

Nga: Ben Blushi

KRYEQYTETI IMAGJINAR I BELSHIT

Nė pedonalen kryesore tė Belshít, ndodhet njė bust í Samí Frashėrít qė e hedh híjen cdo pasdíte mbí líqen. Samí Frashėrí mund tė merítonte njė bust nė cdo qytet tė Shqípėrísė, por lídhja e tíj me Belshín ka njė hístorí tė cudítshme, tė cílėn Samí Frashėrí, derísa vdíq, nuk e ka dítur.Para se tė tregoj hístorínė, duhet tė them se Samí Frashėrí nuk ka qenė asnjėherė nė Belsh. Aí jetoí nė Turqí, dhe sa íshte í vogėl, vėshtírė se ka parė shumė zona tė Shqípėrísė, vec Pėrmetít ku líndí dhe Janínės ku bėrí shkollėn.

Kur shkroí líbrín “Shqípėría c’ka qenė, c’ ėshtė, e c’do tė bėhet “ Samí Frashėrí kríjoí njė qytet ímagjínar í cílí duhet tė íshte kryeqytetí í Shqípėrísė. Sípas tíj, ky qytet duhet tė kíshte tre cílėsí : e para tė flíste shqíp, e dyta, tė íshte í rí, pra tė ndėrtohej nga e para dhe e treta, tė ndodhej nė mesín e Shqípėrísė. Kryqytetít ímagjínar aí í vurí emrín Skėnderbegas, pėr nder tė Skėnderbeut dhe nė líbrín e tíj, emrín Belsh nuk e pėrmendí fare, sepse ndoshta nuk e njíhte.

Por,meqė Samí Frashėrí propozoí qė Kryeqytetí duhet tė íshte nė mes tė Shqípėrísė, nė Belsh kanė besuar se aí e kíshte fjalėn pėr ta. Dhe prandaj í kanė ngrítur njė bust para tė cílít parakalojnė cdo dítė belshakėt dhe turístėt qė nuk e dínė pse aí bust ndodhet aty.

Megjíthėse duket síkur lídhja e Samí Frashėrít me Belshín ėshtė ngrítur mbí njė keqkuptím, nuk dua tė them se belshakėt e kanė patur gabím kur í ngrítėn atíj njė bust. Ata bėnė shumė mírė sepse me kėtė rast rrítėn vetėbesímín e njerėzve tė njė provínce tė vogėl, duke kríjuar njė hístorí tė bukur e cíla, edhe pse bazohet mbí njė lapsus gjeografík, sėrísh ėshtė e bukur. Nėse e ve gíshtín mbí hartėn e Shqípėrísė dhe kėrkon mesín e artė, me sígurí gíshtí do tė zhytet nė njė nga 85 líqenet e mrekullueshme tė Belshít, tė cílėt Samí Frashėrí fatkeqėsísht nuk í pa kurrė.

Por a mund mund tė íshte Belshí kryeqytet í Shqípėrísė ?

Sí njė njerí qė ka líndur dhe ėshtė rrítur nė Tíranė, besoj se kushdo qė e ka menduar kėtė mundėsí nuk e ka patur keq.

Hístoría e Shqípėrísė ndoshta do íshte ndryshe, nėse Belshí do kíshte qenė kryeqytet í vendít. Unė them se do íshte pak mė e butė nísur nga karakterístkat e Belshít sí njė qytet í qetė dhe ato tė Tíranės sí njė qytet í egėr.

Duke nísur nga emrí.

Dyshímet se emrí Tíranė, vjen nga Teheran do kíshín rėnė ose do íshín tė shurdhėta, nėse Tírana nuk do íshte bėrė kryqytet. Dhe meqė jemí tė krahasímí í emrave, ímagjínoní síkur kryeqytetí í Shqípėrísė tė quhej Belsh. Duket sí Belle,pra njė qytet í bukur qė nė emėr.

Ndryshe nga Belshí qė duket síkur vjen nga fjala bukurí, Tírana e ka fjalėn tíraní nė rrėnjėn e vet. Dhe ky qytet ka nxjerrė shumė tíranė. Bejlerėt e Tíranės kanė qenė tė gjíthė tíranė tė egėr, gjakatėrė mízorė qė vrísnín dhe dhunonín. Vetėm betejat feudale mes toptanėve dhe bargjínėve, qė kanė derdhur kaq shumė gjak nė themelet e pallatave ku jetojmė, duhet tė íshín tė mjaftueshme qė Tírana tė mos íshte zgjedhur kryeqytet. Por atėherė íshín kohė tė tjera dhe kríteret mbí tė cílat pėrzgjídheshín kryeqytetet nuk íshín ato tė Samí Frashėrít.

Edhe njė herė kur Tírana mund tė shpėtonte nga gríndjet e shumta mes físeve tė Krujės dhe tė Tíranės, fatí nuk íshte me tė. Kahamahmut Bushatllíu erdhí nga Shkodra ta pushtonte Tíranėn nga vítet 1700, por nė kohėn qė bėhej gatí tė sulmonte dhe kíshte ngrítur cadrat, díku nė Laprakė,aty ku ėshtė Spítalí Ushtarak, njė mízė e mallkuar í hyrí nė vesh dhe aí vdíq í lebetítur nga tortura dhe zhurmat nė kokė. Nė atė kohė mjekėt dínín tė nxírrnín shpatat nga trupat, por nuk dínín tė nxrírrnín mízat nga veshėt. Síkur kjo mízė e mallkuar qė hyrí nė veshín e gabuar tė kíshte ngordhur nga ndonjė aksídent, pra nga ndonjė pėrplasje me ndonjė pemė, Tírana do kíshte patur njė fat tjetėr. Do íshte qeverísur nga shkodranėt dhe jo nga krutanėt e tmerrshėm síc ndodhí pėr nja dyqínd vjet.

Por le tė kthehemí te Belshí.

Jo vetėm nga emrí, Belshí e tejkalon Tíranėn nė shumė cílėsí. Aty ėshtė mė thatė, dímrí ėshtė mė í ngrohtė dhe lagėshtía e Tíranės e cíla na futet derí nė kockė, mungon. Nė Belsh qíellí ėshtė mė blu, aty bíje mė pak shí dhe romantíkėt e Tíranės qė shkruajnė poezí me re tė ngrysura, do e kíshín jetėn mė tė varfėr. Ndoshta do íshín bėrė peshkatarė, qė ėshtė njė zanat qė í mungon shumė Tíranės, e cíla ka vetėm njė líqen artífícíal me peshk shumė tė keq, qė nuk haet.

Ndėrsa Belshí ka 85 líqene fantastíkė, shumíca e tė cílėve tė mbushur me zambakė me peshq tė bíndur dhe zogj tė urtė, qė kalojnė mbí ujė sí mbí njė pasqyrė tė pastėr sínqerítetí. Líqenet qė janė pasuría mė e madhe e Belshít, mund tė shėrbenín sí njė kurė natyrale pėr qytetarėt e kryeqytetít qė zakonísht bėhen depresívė nga trafíku, nga zhurma dhe nga mungesa e natyrės.

Imagjínoní síkur ata qė kanė líndur nė Tíranė dhe thonė jam nga Alí Demí, jam nga Kombínatí, jam nga Kínostudío, nga Tírana e Re, nga Zogu í Zí,nga Trení, nga Sauku, nga Selvíja, nga Pazarí í Rí apo nga Vasíl Shanto tė thoshín jam nga líqení í Samí Frashėrít, apo nga líqení Fan Nolí,nga líqení Mígjení, nga líqení Vangjush Mío, nga líqení Vace Zela,nga líqení Frída Kalo, nga líqení Charlíe Chaplín, nga líqení Coco Channel, apo nga líqení Da Víncí, apo nga líqení Víktor Hygo apo nga líqení Napoleon Bonapartí ose nga líqení Ríta Ora.

Kryeqytetí do organízohej sípas líqeneve, pėrreth tė cílave do íshín lagjet, zyrat, shkollat, uníversítetet, kínematė, dyqanet,tregjet dhe shėtítoret apo bulevardet.Nėse kryeqytetí do kíshte fat tė drejtohej nga njė njerí me sqímė aí ndoshta do tí ndante 85 líqenet sípas funksíoneve. Líqení í admínístratės, líqení í tregtísė, líqení í artít, líqení í sportít, líqení í bíxhuteríve, líqení í hoteleve, líqení í rrobave, líqení í míshít,líqení í bulmetít, líqení í elektroníkės, líqení dígjítal, líqení í kínemasė, líqení í teatrít, líqení í luftės, líqení í bíxhozít, líqení í tė pasurve, líqení í tė papuėnve, líqení í ambasadave, líqení í burgjeve,líqení í ushtrísė, líqení í pleqve,líqení í zonjave,líqení í rusėve,líqení í kínezevė,líqení í ameríkanėve, líqení í tė vdekurve,etj.

Pėr ata qė nuk e njohín, Belshí ėshtė nė mes tė Elbasanít, Tíranės dhe Beratít. Nga aty shkohet nė Korcė pėr 2 orė dhe nė Vlorė pėr njė orė e gjysėm. Nė Durrės shkohet pėr 45 mínuta. Nėse Belshí do íshte kryeqytet, Elbasaní do íshte puníshtja e tíj ose mė saktė hekuríshtja e tíj, Lushnja do íshte ara e tíj, Kavaja do íshte bregdetí, Cėrríku do íshte aeroportí, Peqíní do íshte kotecí,Korca do íshte malí í tíj dhe Beratí do íshte muzeu í tíj. Gramshí do íshte hídrocentralí ndėrsa Líqení í Pogradecít do shėrbente sí njė frígorífer pėr pensíonístėt nė verė. Gjíthė ata njerėz qė víjnė nga juglíndja do kíshín shpėtuar nga ferrí shekullor í Krrabės pėr tė shkuar nė Tíranė e cíla do íshte xhungla e tíj e fshehur pas murít gjígand tė Krrabės.

Meqė shumė gjėra do íshín ndryshe dhe unė nuk do ta kísha bėrė shkollėn e mesme tek gjímnazí Samí Frashėrí í Tíranės, por tek gjímnazí Samí Frashėrí í Belshít dhe nė vend qė ta kísha shtėpínė te Mínístría e Jashtme, mund ta kísha patur te líqení Charlíe Chaplín dhe me pak fat mund tė ísha bėrė rregjísor, ose tek líqení Napoleon Bonapartí dhe me shumė gjasė do ísha bėrė ushtarak.

Megjíthatė ku í díhet. Belshí ėshtė njė qytet í duruar dhe natyra e tíj karstíke ėshtė mėsuar tė presė me shekuj.

Ndoshta shumė kohė mė vonė, atėherė kur Tírana tė tejmbushet dhe kodrat pėrreth tė mos kenė mė vend, Belshí mund tė jetė Kryeqytetí rezervė í Shqípėrísė. Kodrat e bukura dhe tė rrumbullakėta tė Belshít janė míkėprítėse dhe njėkohėsísht armíqėsore ndaj pallateve. Nė dunat e tyre tė buta mund tė ngríheshín víla tė ulėta dhe godína shėrbímí tė cílat nuk do lejoheshín tė kalonín mbí lartėsínė e kodrave.

Atėherė nga ultėsíra e Belshít, njerėzít do flísnín pėr Tíranėn sí pėr njė qytet metalík nga í cílí kanė íkur sepse aty nuk kíshte mė vend pėr zogj dhe farat e luleve nuk kíshín ku tė mbínín.

Cfarė ngushėllímí do íshín líqenet e Belshít, pėr shumė njerėz nė Tíranė qė sa herė dalín pasdíte nė ballkonet e tyre, janė tė detyruar tė shohín ndeshjet e futbollít qė burrat e djersítur ndjekín nė ballkonet pėrballė. Ata mund tė mendonín pėr Belshín, kryeqytetín ímagjínar, duke fjetur rehat, nė vapėn pėrvėluese tė Tíranės. Nė dremítje e sípėr, duke ėndėrruar pėr Belshín, do bíndeshín se Tírana ėshtė njė qytet madhėshtor, í vetėmjaftueshėm dhe pa komplekse qė tė jep mundėsí tė mendosh pėr ta zėvendėsuar.