Berisha nuk pyet për non grata. Lë takim në mes të Amerikës me demokratët që jetojnë në SHBA.

Sali Berisha ka njoftuar se në datën 5 Dhjetor do të zhvillohet Foltorja me demokratët shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Në postimin e publikuar vetë nga Berisha, ish-kryeministri fton të gjithë demokratët që jetojnë në New Jersey, New York, Pennsylvania, Connecticut dhe shtete të tjera që t’i bahskohen në “Marriott Hotel”, në New Jersey.

Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur “non grata” nga DASH dhe nuk mund të udhëtojë drejt SHBA, ndaj kjo “Foltore” do të zhvillohet përmes aplikacionit “Zoom”.

Leave a Comment