Besi sulmon Gaz Bardhin: “Mos u bëj gazi botës. Ke 740 mijë firma aty. Bardhi: Ta grriva mishin”

Nga një adhurues i flaktë i PD-së, Gjini tanimë përfaqëson zërin e popullit në takimet e PD-së. Ai ka zhvilluar një takim me Gazment Bardhin dhe me një tjetër përfaqësues të huaj për të ndërmjetësuar lidhur me datën e Kuvendit Kombëtar të PD-së. A do të arrijnë ata të gjejnë një zgjidhje?

Gjini: O gazi mos u bëj gazi botës, po bëhu buza gaz. Mos lini nam se aty janë firmat e 740 mijë demokratëve.

Bardhi: Ju nuk e keni idenë se sa i shqetësuar është Luli për këtë çështje. Neve do ta bëjmë një lëshim në datën 18 por gjithsesi duhet të betohemi se kjo negociatë do të mbetet sekret.

Gjini: U mbylltë tuneli i Kalimashit nuk hap zë.

Johnny: Mu bëftë bitcoin qindarka, unë e mbaj fjalën.

Bardhi: Betohem që humbshim zgjedhjet për herë të parë nëse del ndonjë llaf nga këtu. Do të bëjmë si do të bëjmë dhe me sforco, do ta fusim Sali Berishën me datën 18 në Kongres. Këtë e keni nga ne.

Gjini: Kjo që thua ti është si me thënë pronari i një kalcetoje në Kamëz t’i thotë Ronaldos, hajde luaj te kalçetoja ime, do të bëj si do të bëj por do të pranoj.

Bardhi: Mos u tallni me PD-në se është vlerë kombëtare dhe nuk ia keni idenë se çfarë është i aftë të bëjë Basha. Është shumë i shqetësuar për këtë situatë.

Gjini: Vetëm me datë 11 dhe nuk bëhet më.

Bardhi: Kongresi është me datë 18 dhe pikë.

Gjini: Me 11…

Bardhi: Të mbyta, të nxjerr kthetrat, ta grij mishin…me datën 18 do të jetë.

Johnny: Mendoj që të gjejmë të mesmen e artë, me datë 15 u vendos.

Gjini: Ta marr njëherë Sali Berishën a ta mban t’i thuash.

Bardhi: Me datë 18 dhe pikë se ndryshe do t’ju përjashtojmë të gjithë nga partia…..

Leave a Comment