Big Basta dhe Vesa Luma kanë një lidhje të gjatë prej shumë vitesh. Çifti u njohën gjatë shfaqjes “Dancing with the Stars” dhe janë prindër të një djali, Liam, dhe jetojnë në Zelandën e Re.
Big Basta ka rrëfyer se ai gjeti një pretekst për të biseduar me këngëtaren, pasi ajo kurrë nuk i kishte kërkuar ti bënte nje tekst kenge
“Unë e dua shumë Vesen, kemi kaluar shumë vite bashkë. Takimi ynë i parë ishte në ‘Dancing with the Stars’. Vesa kurrë nuk më ka kërkuar tekste muzikore, kështu që shkova me pretekstin se doja të flisja me të. I shkova dhe i thashë, ‘Pse nuk më ke kërkuar ndonjëherë tekste?'”
Edhe ajo tha, “Do t’i kërkoj nga nesër”. Në atë moment filluan të afrohemi. Por zbulova diçka tjetër, Vesa dhe disa shoqe të saj qëndronin në hotel dhe mendova se atyre do t’u mungonte një gatim tradicional.
Mami zgjodhi të përgatisë fasule dhe ia dha Vesës një pjatë të fasuleve për ditën tjetër. Ajo më ktheu pjatën bosh, por plot me dashuri. Ishte pjata e parë dhe e fundit me fasule,” tha Big Basta, i ftuar në emisionin “Kurthi i Piter Pan”.
Për sa i përket jetës në Zelandën e Re, ai tregoi: “Është një vend shumë i bukur. Kur shkuam atje, kuptuam se Shqipëria është si fundi i botës.
Ka një nivel të lartë mirëqenie dhe ofron një të ardhme të mirë, veçanërisht për Liam. Ka oferta të mira për punë dhe gjëra të tjera, dhe jeta është shumë e mirë dhe e qetë. Por për ne që jemi mësuar me zhurmë, kjo qetësi bëhet pak e mërzitshme.”