Bledi Mane trondit luanin: “Unë Kiarën e kam dashur. I bëra dhe një këngë”

Bledi Mane vazhdon të marrë kritika pas daljes së tij nga “Big Brother VIP” për sjelljen ndaj moderatores Kiara Tito.

Megjithatë, në një intervistë në “Më Lër të Flas” sot, ai ka deklaruar se e ka adhuruar dhe dashur Kiaren qysh para se të hynte në BBVIP. Madje, ai zbuloi se në dhomën e rrëfimit i ka shkruar edhe një këngë për të, të cilën kishte planifikuar ta këndonte bashkë me Nitën dhe Maestron.

“Unë e kam adhuruar Kiarën qysh para se të hyja. Kur erdha, doja ta ndihmoja. I bëra një këngë Kiarës, që do të këndohet nga unë, Nita dhe Maestro, por kënga nuk u këndua kurrë. Unë e kam dashur atë vajzë dhe do ta këndoj këngën në këtë studio. Kur të dalë Nita, do ta këndojmë së bashku”, – tha Bledi.