Bledi Mane: “Ushtarët e Luizit ju lëshuan kundër Kiarës e Luizit. I kërkuan llogari se përse u”

Bledi Mane, një ish konkurrent i Big Brother Vip, ka biseduar për prapaskenat dhe detajet pas emisionit, ku banorët e mëparshëm janë mbledhur për të diskutuar debatet dhe konfliktet mes tyre.

Sipas informacioneve dhe videove të publikuara kohët e fundit, duket se ky post Big Brother Vip do të jetë shumë i egër, me debate të forta dhe përplasje mes ish konkurrentëve, dhe Bledi Mane na tregoi diçka nga ajo që ndodhi.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në video me Ermiona Lekbellon, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak, pasi të gjithë ishin kundër Luizit dhe Kiarës.

“Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtet pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe i kërkonin llogari ‘pse u martuan, ata nuk e duan njëri tjetrin’. Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qenë ushtarët e Luizit”- tha Bledi ndër të tjera.