Bora Zemani përballet me Ngjelën: “Ke ngatërruar adresë me komplimentin” Ngjela: “Ku e dija unë”

Para disa javësh në media u bë viral një koment që avokati Spartak Ngjela la në një fotografi të Bora Zemanit.

Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë”, shkroi ai në një foto të moderatores në Facebook.

Ky koment i ra në sy të gjithëve dhe me shpejtësi filloi të shpërndahej e të bëhej lajm në media. Ndërkohë Bora nuk kishte reaguar, derisa u përball mbrëmjen e djeshme me avokatin Ngjela në emisionin “Top Arena”.

Ajo tha se i priti shumë mirë fjalët e tij dhe e falenderoi publikisht për komplimentat.

“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë folloë në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit” – tha Bora.

Nga ana tjetër, Ngjela u përgjigj:

Ku e dija unë… Komplimenti është krijim, ju mendoni se është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.

Leave a Comment