Burri hiqej si shurdhmemec. Kur gruaja mësoi gjuhën e shenjave ai “humbi” shikimin

Ky është një rast qesharak ku Dorothy Dawson, një grua e moshuar 80-vjeçare, kishte kërkuar divorcin nga burri i saj Barry, 84-vjeçar, pasi ai ishte shtirur sikur ishte shurdhmemec për dhjetë vite me radhë.

Ndërsa Dorothy ishte përpjekur të mësojë gjuhën e shurdhmemecëve për të komunikuar me burrin, ajo mësoi pas dhjetë vitesh se ai ishte në fakt një dëgjues i shkëlqyeshëm me veshët brisk dhe ishte shtirur të ishte shurdhmemec për të shmangur bisedat kokëçarëse me gruan e tij.

Për të zgjidhur këtë situatë, ajo ishte detyruar të mësojë gjuhën e shurdhmemecëve, por ai kishte shfaqur një problem tjetër, duke thënë se nuk shihte mirë.