Megjithese komunizmi ne vendin tone ka qene nga me te egrit ne bote perseri nje pjese e popullates ka nostalgji per ate kohe

Por cfare na la ne te vertete komunizmi?

600 mijë familje shqiptare kanë gatuar në banjë në vitet 1980-1990. 300 mijë familje shqiptare konsumonin gjysmë kilogrami mish në javë dhe 500 mijë të tilla një kilogram gjalpë në muaj.

Fotot e meposhtme tregojne vetem nje pjese te vogel te atij realiteti

Shqiptarëve u duheshin autorizimet për të blerë televizor a lavatrice. Lodrat e fëmijëve ishin modeste dhe bliheshin vetëm për Vitin e Ri. Deri në vitin 1984, mustaqet, syzat e diellit dhe çanta e vogël ishin të ndaluara si shfaqje të huaja.



Për të blerë ushqimet elementare, në komunizëm merrje një tip kuponi që quhej tollon. Në një fletë e zverdhur, shënohej se filan fisteku, i lagjes iks, për një javë mund të merrte djathë, sallam apo mish të grirë përmes kësaj letre. Kishte radhë për qumështin; radhë kishte edhe për vajgurin.


Në çdo qytet, kishte qeli me dimensione dy metra me 1.20 metër dhe qeli speciale me dimensione një metër me gjysmë metri dhe lartësi prej një metri, ku i arrestuari as nuk mund të shtrihej, as nuk mund të rrinte në këmbë, por vetëm ulur këmbëkryq.


Biçikleta ishte e vetmja pronë private. Gjithçka tjetër i përkiste pushtetit popullor. Të vetmet automjete që qarkullonin në ato vite ishin ato publike – autobusët, urbanët, makinat e ndërmarrjeve. Transporti publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë udhëtonin me trena të cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të rralla. Me shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës.
















