Çfarë ndodhi? Lirohet Saimir Tahiri nga burgu. Shkak bëhet sëmundja misterioze.

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në këto momente – ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është liruar nga burgu.

Megjithatë, historia nuk mbaron këtu. Ai ende do të përballet me pjesën e mbetur të dënimit të tij, por në një mënyrë tjetër – në arrest shtëpie.

Vendimi për lirimin e tij u mor në Gjykatën e Elbasanit, e cila u prononcua nga gjyqtarja Matilda Fetahu. Kjo ndodhi pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.

Për t’i dhënë një bazë të fortë vendimit, dy akt-ekspertiza mjekësore u paraqitën për shqyrtim, ku thuhej se për arsye shëndetësore, ish-ministri nuk mund të vuante më dënimin e dhënë në qeli.

Në rastin konkret, Saimir Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj heqje lirie për shpërdorim detyre. Por tashmë, pas lirimit të tij nga burgu, ai do të vazhdojë të mbajë dënimin në arrest shtëpie.