Aktori i njohur, Genc Fuga, ka bëri një ndërhyrje kirurgjikale pas një goditjeje në tru.
Kjo ndodhi pas thirrjes për ndihmë të bashkëshortes së tij, Eni Jani, dhe brenda pak orësh u sigurua shuma prej 19 mijë eurosh për operacionin.
Në një vendim të fundit, qeveria ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të kurimit të aktorit Fuga, duke ofruar 2 milionë lekë të reja.
Për këtë rast, Eni Jani kishte bërë një apel për ndihmë financiare, dhe brenda pak orësh u arrit qëllimi, duke mbledhur 43 mijë euro nga dhurimet e 1200 qytetarëve.
Kjo u shoqërua me falënderime nga Eni Jani drejt miqve, publikut, dhe mjekëve të angazhuar në operacionin e Genc Fugës.
Kjo histori ka sjellë reagime të ndryshme, ku shumica e njerëzve kanë dënuar heshtjen e qeverisë dhe situatën e sistemit shëndetësor publik, duke e lënë popullin në varësi të iniciativave private.