Një çift që jetojnë si vampirë kanë ndarë detaje i’ntime për ritualin mujor të ushqimit me gjak të “dhurueses” së tyre të cilën e kanë të dy të dashur.

Logan South, 32 vjeç, dhe gruaja e tij Daley, 31 vjeç, flasin hapur për lidhjen e tyre të pazakontë duke treguar si thithin gishtin e Ilonës, të dashurën e tyre, një ose dy herë në muaj për të pire gj’akun e saj. “S’kam pëlqim për shijen e gjakut por duhet ta pi,” pranon Daley. “Jam dikush që e ka nevojë”
Edhe pse Logan dhe Daley kanë të dy maska vampiri, ata nuk kanë nevojë të thithin në qafën e Ilonës dhe të gërmojnë për gjakun e saj si në një skenë të një filmi horror për të ndier kënaqësi.

Në video, Daley përdor të njëjtin mjet që d’iabetikët përdorin për të çarë gishtat e tyre për të marrë gjakun e Ilonës para se ajo dhe Logan të fillojnë të thithin me oreks gishtat e saj.
“Duke përdorur këtë pajisje prekëse, merr sasinë e duhur pa shkaktuar shumë probleme ,” thotë Daley në lidhje me pajisjen për prerjen e gishtave.
Vampiri i njohur vë theksin se “është një ide e mirë të njihni dhuruesin tuaj të gj’akut”, duke shpjeguar se ata e bëjnë Ilonën të testohet për sëmundjet që transmetohen me gj’ak një herë çdo gjashtë muaj.