Cili është mesazhi sekret? Alma vendos kapelen me numër 69 duke hyrë në SPAK

Gjici dhe 40-vjeçarja janë akuzuar për korrupsion në lidhje me një tender për qentë e rrugëve.

Gjici përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Alma me akuzën e korrupsionit aktiv. SPAK dyshon se Gjici ka favorizuar Almën duke i ofruar mbështetje financiare, nëpërmjet një vendimi të Këshillit Bashkiak, për një projekt të qëndrueshëm për qentë e rrugëve në qytet. Të dy kanë pretenduar se kanë pasur një marrëdhënie intime para se të marrin pjesë në procedurat e tenderit.

Sot Alma u paraqit në GJKKO duke veshur një kapele në kokë, syze dielli dhe duke mbajtur një çantë për të mbuluar fytyrën.

Por ajo që nuk i ka shpëtuar syrit tē vëmendshëm të publikut është një detaj në kapelën e Almës, numri “69”.

Nuk dihet nëse ky mund të jetë ndonjë mesazh subliminal nga Alma ose thjesht një rastësi.