Konspiracionisti Alfred Cako ka shprehur opinionin e tij se ka dy vëllezër dhe një motër që kanë qenë pjesë e një laboratori ku u krijua njerëzimi.
Ai theksoi se Njerëzimi nuk është i përmbushur me 12 mijë vite para Krishtit, as 30 mijë vjet, por qenia njerëzore është e vjetër 69 milionë vjet dhe sipas Blavatski, ka pasur 5 epoka të zhvillimit të njerëzimit.
Cako: Mënyra se si u krijua njerëzimi nuk dihet saktësisht. Mendohet se janë dy vëllezër dhe një motër që janë qenë pjesë e një laboratori. Edhe dy vëllezërit tjerë janë fëmijët e Anu-së. Ka një teori që prezanton fakte dhe zbulime të ndryshme për llojet e ndryshme të njerëzve që kanë ekzistuar. Njerëzimi nuk është i përmbushur me 12 mijë vite para Krishtit, as 30 mijë vjet, por qenia njerëzore është e vjetër 69 milionë vjet. Sipas Blavatski, ka pasur 5 epoka të zhvillimit të njerëzimit.
“Janë katër periudha të ciklit diellor për njeriun. Periudha e hekurit, e bakrit, argjendit dhe e arta.
Tani jemi në periudhën e artë, që ëshjtë një periudhë 4 mijë vejçare dhe njerëzit do të jetojnë më gjatë dhe do të kenë trup më të gjatë.
Fëmija im do të jetë më i gjatë se unë, etj”, tha Çako, duke shtuar se për këtë cikël flet edhe Homeri.
“Flet Homeri për shembull për njerëz që kanë jetuar nga 600-700 vjet apo për trupa të gjatë.
Ke mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete.
Por, i fshehin nuk duan që të dalin. Historia është e manipuluar dhe e fshehur.
Për shembull, periudha e Kalit të Madh, rreth 200 vite është fshehur nga kalendari.
Tani duhej të ishim në vitin 2 200 dhe jemi në 2 000“, u shpreh ai.