Nga: Sazan Guri
Pse duhet të jemi të qetë për tërmetet që po ndodhin:
- E para, këta që po bien janë më të vegjël, që tregojnë se po clirohet energjia dhe ku ta gjejmë;
- Ai i djeshmi me 5.2 rihter ishte më i madhi, sepse kishin rënë më përpara shumë pararendësa më të vegjël, pra ky e plotësoi kushtin si më të madh, sepse mbas tij erdhën më të vegjël;
- Klosi ku mendohet epiqendra nuk është zonë tektonike, edhe nëse është aq sa, nuk mund të prodhojë dot tërmete më të mëdhenj se kaq;
- Tërmetet natyralë në Klos mund të ndihmohen parakohe nga tërmetet e lindura për shkaqe njerëzore si gëmimet apo plasjet në miniera, që ndryshe quhen të trigeruara, pra nxitëse.
- Gjithsesi nuk vret tërmeti por vrasin muret e dobta, pra tërmeti na bën më të mencur ku duhet të rrisim përgjegjësinë ndaj vetes, ndaj familjes, fëmijëve.
- Tërmeti është si virusi, vret më të dobtin, se ndryshe pse shoqërija duhej të bëhet e mencur dhe të dijë shkencë, Ndaj ose mure me qerpicë e baltë që lëkunden si kallam ose mure me beton marke, me brez betoni, me kollona etj., dhe një shkallë më lart se dukuria tërmet në zonë.
- Dhe e fundit ju në katet e larta drejtohuni tarracës dhe jo përdhesës.
- për cdo pyetje nuk ju përtoj të tju përgjigjem sinqerisht me sa di gjithmonë.
