Dash Shehi: “Unë të kafshoj ty si kobra, ti më ha mu se jam tigri. Gjëra pa asnjë vlerë për Shqiptarët”

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar mbi batutat e shkëmbyera midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në seancën e zhvilluar rreth dy javë më parë, Basha iu drejtua Ramës duke thënë “të kafshova një herë dhe u zhduke për tre javë”.

Në lidhje me këtë, i ftuar në ”abcnews” Shehu  është shprehur së batuta të tilla, nuk kanë asnjë vlerë, teksa tha se opozita më së shumti duhet të merret me hallet reale të shqiptarëve.

“Unë, më dëgjuat besoj në parlament që thash, qoftë e fundit kjo histori që zgjatet prej shumë vitesh në fakt, prej 8 vitesh. Por që unë të kafshoj ty edhe unë jam kobra, ti pastaj më ha mu, unë jam tigri ose ku e di unë këto fjalë, këto lloj batutash.

S’ka produktivitet njëherë, sidomos për opozitën, ai që është atje është kaluar ai kryetari i socialistëve, zgjedhjet i ka fituar, paratë e buxhetit i ndan sipas qejfit të vet, për ato që ka harxhuar e shpenzuar s’jep asnjë lloj përgjegjësie.

Ne me këto punë duhet të merremi, këto janë hallet e Shqipërisë pastaj sa i gjatë je ti, sa i pashëm, si i bën flokët, si kafshon kështu gjërash këto janë punë pa asnjë lloj vlere,” tha Shehi.

Leave a Comment