Dashnor Dikos ja mbushin dhomën e hotelit me banane. Ai i djeg të gjitha: “Më kanë ardhë në majë të hundës”

Kengetari i njohur Shqiptar Dashnor Diko, i cili eshte bere i famshem me kengen Bananja ne vitin e larget 1997 duket se i ka neveri bananet.

Dikush mendoi ti bente nje shaka ne dhomen e hotelit duke ja mbushur krevatin me banane.

Dashnorit nuk i mbajten me nervat dhe e dogji te gjithe krevatin bashke me bananet. Per mediat lokale ai u shpreh:

Kam 20 e ca vite or vella qe me del bananja gjithandej. Banane poshte te shkallet, banane rruges, leng bananeje ne lokal, makina ngjyre bananeje, rroba ngjyre bananeje po me del bananja dhe ne enderr. Po si nuk me solli ndonje njeri ndonje bjonde mor vella se sdo ankohesha kaq shume por te gjithe e kane mendjen te me permendin bananen. Mu kane neveritur. Me kane ardhur bananet ne maje te hundes. Me mire te kisha bere nje kenge per pjeshken. Do ishte me bukur ashtu

Dashnor Diko

Mesohet se kengetari eshte larguar me urgjence nga hoteli por per fatin e tij te keq makina nuk po i ndizej. Dikush i kishte futur nje banane ne skarpamento.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment