Del video e arrestimit të Elsa Lilës me kapuç në kokë. Publikohet nga gazeta e madhe Italiane.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila gjatë operacionit për goditjen e një grupi italo shqiptar që merrej me trafik droge në Romë.

Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës. Mes 13 të dyshuarve është edhe boksieri Petrit Bardhi.

Sakaq, gazeta italiane “Corriere della Città” ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimeve. Mes tyre shihet edhe 41-vjeçarja në momentin kur futet në makinë teksa mban në kokë një kapuç.

Leave a Comment