Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij të dedikuar partneres së tij, Kiara Titos, ditën e djeshme. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Megjithatë, siç thotë Luizi me humor, dikush po xhelozon, dhe ajo është nëna e tij.

Luizi ka treguar mbrëmjen e djeshme përmes një video se do të bëjë një këngë për nënën, pasi ajo është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.
“Imagjino kaq e bukur ka qenë kënga, sa u bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk më dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.”

Luizi shpreh admirimin e tij për Kiaren, duke e quajtur si “mbretëreshën” e tij.
Ata duket se kanë vendosur të jenë një çift tradicional dhe kanë kaluar kohë pushimesh me nënën e këngëtarit dhe vëllanë e moderatores.
Më poshtë shikoni videon e nënës së Luizit me Kiarën