Deputeti Shqiptar shkon me ne fund ne fshatin e tij te lindjes. Kishte mbi 4 vite pa shkelur aty.

Te gjithe fshataret u mblodhen perqark tij. Deputeti zbriti nga makina luksoze, mori nje poze serioze sikur gjoja po degjonte hallet e fshatareve dhe i pyeti:
Deputeti Mahmut Mahmuti: Cfare deshironi qe une te bej per ju te dashur bashkefshatare? Me thoni cfare halli keni dhe une do ta zgjidh ne moment
U ngrit nje nga fshataret dhe i tha:
Fshatari: Ne kemi dy halle te medha i nderuar Mahmut Mahmuti. Halli i pare qe kemi eshte qe kemi nje spital te vogel ne fshat por nuk kemi doktor.
Deputeti Mahmut Mahmuti: Do ta zgjidh une tani ne moment kete problem.
Deputeti nxori nga xhepi celularin Iphone 12, mori ne telefon dike dhe foli per 3-4 minuta.
Deputeti Mahmut Mahmuti: Hallin e pare e zgjidha. Neser ne mengjes do ju vije nje doktor nga Tirana. Me thoni hallin e dyte qe keni se une jam njeri qe e mbaj fjalen dhe nuk genjej kurre.
Fshatari i tha: Halli i dyte qe kemi eshte se ne fshatin tone nuk kemi antena celulare dhe per rrjedhoje nuk na punojne telefonat
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.