“Detektivja që përgjon çiftet dhe producentët e emisionit duhet të ndiqen penalisht.” Flet avokatja

Avokatja Mirela Jorgo ka paralajmëruar se detektivja private Shkenda Lili mund të ketë pasoja ligjore për përgjimin e çifteve për të zbuluar tradhtitë e dyshuara.

Mirela Jorgo argumenton se përgjigjja e detektives private në lidhje me marrëdhëniet martesore tek emisioni “E diell” është pa pikë vlere.

Përgjigjimi që bën detektivja private mbi marrëdhëniet martesore është shkelje ligjore për mbrotjen e të dhënave dhe jetēs private të tjetrit, të garantuar me Kushtetute. Pra, një biznes antiligjor.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut psrashikon shkelje të Nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Interpretimi i saj tek “E Diell” është qesharak, amatoresk dhe pa pikë vlere.
Për opinionin tim ajo duhet të penalizohet rëndë bashkë me emisionin“.