Drejtori i RTSH i shkul kabllin e transmetimit në mes të sheshit Top-it: “Do ta heq se kështu më do trapi mua“

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku drejtori i RTSH-së Rezart Aga është përplasur me gazetarët e Top News.

Aga ka shkulur kabullin e transmetimit “live” të Top News dhe ka ofenduar gazetarët dhe operatorët, të cilët po prisnin një lidhje “live” me emisionin “Jashtë Loje”.

I çuditshwm veprimi i drejtorit tw RTSH-se, i cili me heret ka punuar si Drejtor Programacioni në Top Channel.

Rezart Aga: “Tani po të them ik në sekondë”

Operatori: “Mos më provoko, mos e prek kabullin”

Rezart Aga: “Largohu po të them dhe një herë, zhduku direkt”

Operatori: “Po pse e prek kamerën, se ai është dhe person publik, erdhi më kërcënoi, se unë e njoh, ka punuar dhe te Top Channel, e pe çfarë bëri, hoqi transmetimin

Rezart Aga: “Do ta prish linjën direkte se më do trapi mua”

Drejtori i RTSH-së është shoqëruar nga efektivët në ambientet e Komisariatit të Policisë, pasi mesa duket gazetarët e kanë denoncuar.

Leave a Comment