Dritan Hila: “Shqiptarët janë njerëz të egër. Tju japim armë të vriten që turistët të shohin spektakël”

Gazetari dhe botuesi i Dritare.net, Dritan Hila ka reaguar në rrjetin e tij social facebook për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë.

Konflikti që nisi për shkak të disa metrave territor, duhet të zgjidhej nga bashkia shkruan Hila.

“Katër të vrarë në Shkodër për shezlongë plazhi.

Në çdo vend të botës normale, kjo histori zgjidhej nga punonjësi i bashkisë. I bashkisë së Voltanës dmth, e cila po i reziston lavdishëm komunistëve të Tiranës. Nejse.

Pronarët, e shumta, mund të shkëmbenin ca fjalë ku më e madhja do ishte “malaka” apo “stronzzo”.

Në Shqipëri është çështje mentaliteti mafioz, pasi nëse njeri tërhiqej, do cilësohej i dobët dhe të nesërmen do t’i merreshin edhe ca metra të tjerë. Kjo më kujton një ngjarje:

Në vitin 1911 konsujt perëndimore të akredituar në Stamboll, sillen në Shqipëri që të njihnin vendin. Porta e Lartë po përgatiste terrenin për pavarësinë.

Konsullja gjermane, një fisnike nga ato me fillesën e mbiemrit Von, kur kthehet bën një raport në të cilin shkruan:

“Janë njerëz të egër. Propozoj që të mbahen si rezervat për turistët ku në çdo fillim sezoni t’ju japim armë që të vriten me njeri-tjetrin dhe vizitorët të shikojnë spektakël, ndërsa në fund të sezonit t’i mbledhim armët në mënyrë që të kenë mundësi të shumohen për shfaqjet e ardhshme.”

Na paska njohur mirë!

Dhe ka akoma njerëz që mendojnë se fajin nuk e ka monstra, Saliu, dhe armët e ‘97-ës”, shkruan Hila në facebook.

Leave a Comment