Durrës. Shfaqet një re në formë femre në orën 6 të mëngjesit. Sinoptikanët thojnë se ky fenomen natyror ndodh..

Nje re ne forme femre u shfaq sot ne Durres duke habitur te gjithe plazhistet e pranishem.

Reja duket si nje femer teper terheqese Braziliane por sinoptikanet Shqiptare mendojne se eshte re Afrikane duke qene se vala e nxehte qe ka ardhur ne vendin tone eshte nga ky Afrika.

Pervec habise qe ka shkaktuar ky fenomen natyror, shume pleq Shqiptare dhe te huaj jane dyndur ne plazh qe ne pike te mengjesit dhe qe te gjithe jane shtrire ne rere me syte nga reja e cuditshme.

Mesohet gjithashtu se ka pasur edhe zenka dhe sherre midis cifteve per shkak te xhelozise qe ka shkaktuar femra e shfaqur ne qiell.

Shume nga grate e pranishme po luten qe te fryje ere ose te prishet moti dhe te bjeri shi qe te shkaterrohet reja qe i mori mendjen burrave

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment