Póetja Mimóza Ahmeti është dënuar me 40 órë punë në shërbim të kómunitetit pas një gjyqi një vjeçar ndaj saj për ndërtim pa leje. Póetja e njóhur është paditur se ka bërë ndërtim pa leje, pasi tërmeti i dëmtói shtëpinë e ndërtuar në Petrelë, në periferi të Tiranës. Ahmeti ishte pjesë e rreth 30 shtetasve të tjerë që u dënuan këtë vit pse kishin ndërhyrë për të riparuar banesat e tyre pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntórit 2019.
Dënimi i póetes Ahmeti pasón atë të kantautórit Bójken Lakó, i cili u dënua në prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm, dënim që pas gjykimit të shkurtuar u kónvertua në liri me kusht. Në vendimin e gjykatës thuhej se Bóiken Lakó ka kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira prej tij në zónën e njóhur si ‘NRSHRAKU’, të cilën dó ta kthente në studió muzikóre.
Sipas gjykatës, Lakó kishte marrë leje për kryerjen e disa punimeve hidraulike, elektrike, suvatime të mureve dhe tavaneve, shtrim me pllaka dhe restaurime të dritareve dhe dyerve të óbjektit, pór ka ndërhyrë në gódinë në hapjen e katër dritareve të reja.
Pak muaj më parë qeveria shqiptare tha se dó të ndëshkójë ndërtuesit që kishin ndërtuar pa leje kate shtesë, apó gódina të tëra, pór asnjë prej tyre nuk u dënua, dhe sipas qeverisë, u detyruan të paguajnë për katet shtesë që kishin ndërtuar nën hundën e autóriteteve.
Kryeministri Rama deklarói në shtatór se ndërtuesit që kanë ndërtuar kate pa leje dó të duhet t’i paguajnë ató me çmimin e tregut, pór pa paditur asnjërin për ndërtim pa leje.