VARSHAVE, Poloni – Një nënë polake me shtatë fëmijë ka lindur me sukses pesë foshnje te parakohshëm, thanë zyrtarët e spitalit në jug të Polonisë të martën.
Dy djem dhe tre vajza u lindën nëpërmjet operacionit cezarian, në javën e 28 të shtatzënisë, në Spitalin e Universitetit në Krakow.
Pesënjakët me peshë mes 710-1,400 gramë, u vendosen në inkubatorë dhe ju dha mbështetje frymëmarrjeje, por mjekët thanë se ndjehen të gjithë mirë, duke marrë parasysh lindjen e tyre parakohshme.
Nëna e Pesënjakëve, Dominika Clarke, 37 vjeç, tha në një konferencë në Krakow të martën se po ndjehet “shumë më mirë se sa pritej”.
“Nëse keni një sistem, një qasje të qetë dhe një qëndrim pozitiv, atëherë është e mundur të keni një jetë vërtetë të mrekullueshme me një grup kaq të madh fëmijësh”, tha Clarke.
Fëmijët e tjerë të Clarke dhe burrit britanik i tyre janë në mes të 10 muajsh dhe 12 vjeç, dhe përfshijnë dy çifte binjakësh.