E pabesueshme por e vërtetë. Digjen 60 shezlongë në Drimadhë. Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Vijojnë përplasjet për vijën begdetare në vend. Pas tragjedisë në Velipojë, ku katër persona mbetën të vrarë dhe 2 të plagosur për shezlonget, përplasjet vijojnë në Drimadhe.

Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe i është vënë flaka 60 shezlongeve.

Mësohet se shezlonget që janë djegur janë në pronësi të shtetasit Bilbil Domi, 55 vjeç, i cili sapo kishte marrë lejen për të shfrytëzuar zonën e plazhit.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë konkurenca, midis bizneseve që janë pranë. Sakaq, pritet njoftimi zyrtar nga policia.

Leave a Comment