E pabesueshme! Sherri për shezlongët shkakton 4 te vrarë dhe dy të plagosur.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse që u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku kanë mbetur të vrarë katër persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Bëhet me dije se debati ka nisur mes Kujtim Frracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”. Burime për media bëjnë me dije se sherri ka nisur për shezlongët në plazhin e Velipojës, raporton newsbomb.al.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Leave a Comment