E paparë! I hoqën patentën në Bathore, vendosi delen në timon: “Të paktën kjo i ka dokumentat në rregull”

Nje qytetari me inicialet C.K, i hoqi policia patenten perpara 1 jave per “thyerje te rregullave te qarkullimit dhe shkelje te semaforit”

Per shkak se qytetarit i duhej mjeti cdo dite per te shkuar ne pune, atij i lindi ideja gjeniale qe te vendoste delen ne timon.

Ja si u shpreh ai per mediat lokale:

Kjo qe shihni ne foto quhet delja “Rudë”. E kam rritur vete me duart e mia dhe ja kam mesuar makinen qe kur ishte meshqerre e vogel. Tani qe eshte rritur jo vetem qe i jep shume mire por e mban dhe timonin me nje dore. Eshte e rregullt ne qarkullim dhe i zbaton te gjithe semaforet me perpikmeri. Patenten ja mora tek komshiu im Nekiu qe ben edhe kurse guide por eshte edhe veterinier. Ai me tha se delja ime “Rudë” i jep makines me mire se 90% e Shqiptareve. Kohet e fundit e ka renduar pak kembet dhe i jep makines me shpejt sec duhet por ama ne orarin e caktuar me con gjithmone ne pune.

Qytetari C.K

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment