E papritur. Ndërron jetë ikona e ekranit Italian Raffaella Carra. Kishte disa kohë që sëmundja i sulmoi..

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare këngëtarja, prezantuesja dhe aktorja e njohur italiane Raffaella Carra.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i njohur Sergio Iapino.

“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, ishin fjalët prekëse të tij.

Raffaella nderroi jete sot ne oren 4.20 mbas nje semundje te rende e cila i sulmoi trupin por nuk ja hoqi dot asaj energjine qe rrezatonte

Raffaella Carrà kishte një karrierë të shënuar me suksese të mëdha, që nga koha e Fantastico, Pronto Raffaella, te ato të Carramba Che Sorpresa, deri te paraqitjet në kinema.

Ndërsa së fundmi, ka qenë protagoniste në Rai3, ku ka pasur në një rol të ri, atë të intervistuesit, ballë për ballë me personalitete të mëdha të muzikës, televizionit dhe kinemasë, të tilla si Riccardo Muti ose Maria De Filippi.

Leave a Comment