Nga: Ergys Mërtiri
Ed Rambo, heroi i pamposhtur i luftrave virtuale te njepasnjeshme:
Triumfatori i luftes se termetit, megjithese me nje ushtri pa qen, pa logjistiken me elementare si doreza, kasketa etj. aparatura te identifikimit te trupave.
Nenshtruesi i kovidit ne luften me armikun e padukshem, megjithese pa spitale, pa ilace, pa sherbime, pa subvencione ekonomike per pasojat e “luftes” dhe pa masa paraprake mbrojtese.
Ngadhenjyesi i lufterave kibernetike qe brenda nje dite arrijne te shtjejne ne dore te gjithe sistemin, duke uzurpuar edhe te dhenat e patronazhisteve. Dhe kete beteje e fitoi me nje ushtri te pastervitur, pa mjete mbrojtese, ne nje vend ku siguria kibernetike mbetet ne nivel te shkuljes se prizes nga serveri.
Mbreti i betejes se pervitshme me zjarret, me nje ushtri pa avione e qe as nuk ndjen nevojen per avione.
Si i fiton Rambo yne gjithe keto luftera?
Suksesi qendron tek arma e tij e vetme, me e forta ne cdo lufte: Media. Kur ke median, nuk mund te humbesh kurre. 😉