Edi Rama sot ka ditëlindjen! A e gjeni dot sa vjeç mbush?! Çfarë do ti uronit kryeministrit për ditëlindje?!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 57-të.

Në lidhje me këtë ai ka bërë një postim në facebook, ku ka publikuar flamurin e ShBA-ve me mbishkrimin “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.

Ditëlindja e kryeministrit Rama përkon dhe me ditën e pavarësisë së ShBA-ve, të cilët sot festojnë 245 vjetorin …

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku kreu i sotëm i Partisë Demokratike i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.

Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

Leave a Comment