Edison Ypi shkruan për një episod në Athinë, ku dy persona nga Lezha, me xhepat bosh, udhëtuan drejt kryeqytetit grek.
Në rrugën e tyre, ata takojnë një grek që propozon të blejë gj’akun e tyre me një shumë parash.
Dy persona lezhjanët nuk pranojnë propozimin dhe tregojnë dyshimet e tyre për pretendimet e grekut.
Në fund të shkrimit të Ypit, përmendet një takim tjetër me grekun e gj’akut, ku rezulton se ai ka gënjyer dhe qëllimi i tij ishte të tregonte se gjaku shqiptar nuk ka vlerë për grekët.
Shkrimi i plotë nga Edison Ypi
Greku i gj’akut
Dy lezhjanë me xhepat bosh kishin ardhur në Athinë më këmbë.
Një leshverdh sykaltër matjan ishte plotësiaht i bindur se ishte gjerman dhe duhej të shkonte të jetonte atje ku i përkiste, te atdheu i stërgjyshërve, në Gjermani.
Një minoritar gjysëm i çmendur që qante fshehtas; Atje më shanin “grekofon”, këtu më përbuzin “arvanos”.
Të tilla mesele dëgjoja pasditeve në Sheshin Omonia kur punova ca muaj në Athinë.
Muzg i ngrohtë fundshtatori. Katër durrsakë të uritur. Kokërr leku në xhep.
Mes durrsakve një grek jepte e merrte tu bënte të ditur durrsakëve diçka që ata nuk e kuptonin, për qamet.
Çfar’ thotë ky ? më pyet njëri nga durrsakët.
E pyeta grekun anglisht. Greku tha;
Nëse njëri nga këta të katër pranon të më japë gjysëm litër gj’ak për xhaxhanë e sëmurë, do ta marr me taksi, do t’i jap një drekë të bollshme si ta dojë, do t’i marr gjakun, do t’i jap 25 mijë Dhrahmi, do ta kthej me taksi këtu ku e mora.
Ua thashë durrsakëve të uritur propozimin e përgjakur të grekut.
Katër durrsakët njëripastjetrit, thanë;
I pari,
-Jam Çam. Gj’ak çam në rrëmbat e grekut ?! Kurrë !
I dyti,
-Unë ja jap gj’akun grekut. Edhe po të isha çam do ja jepja që me anë të gj’akut ta bëja grekun sadopak shqiptar, por nuk e di çfarë hile fsheh greku pas këtij propozimi, prandaj, edhepse jam i uritur, grekut gj’ak nuk i jap.
I treti,
-Edhe unë mund t’i jap gjak grekut. Por a punon zemra e grekut me gj’ak shqiptari ?
I katërti,
-Jemi popuj miq, jemi popuj vëllezër, do iki unë t’i jap grekut gj’ak shqiptari. Po na thahen zorrët nga të pangrënët.
E mori greku shqiptarin që kombinoi gj’akun, vllazërimin e popujve, urinë, e futi në një taksi, dhe u zhdukën.
Kaluan disa javë.
Episodin me durrsak, grek, gj’ak, e harrova. Të tjera tmerre shqiptareske që dëgjoja tek Omonia, ma nxorrën nga mendja.
Mirpo nje dite tjetër i pashë përsëri katër durrsakët. E kishin marrë veten.
Pyeta atë që i shiti grekut gj’akun,
-Si vazhdoi ajo meseleja me ate grekun që ta bleu gj’akun ?
-Më çoi në një shtëpi në Pire, tha durrsaku, më dha një drekë, prita të vinte dikush të ma thithte gj’akun me shiringë. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Greku më dha 25 mije Dhrahmi, më solli me taksi ku më mori. Grek i çuditshëm. Paret mi dha. Gj’akun s’ma mori.
-Kam unë një spjegim, u hodh miku i tij. Grekët janë të poshtër. E gjitha kjo është një kurth i ngritur nga ndonjë grek i pasur për të provuar sa pak vlerë ka gj’aku shqiptar.
-Përkundrazi, tha durrsaku tjetër. Greku e ka thurur këtë mesele për të dëshmuar miqësinë shekullore mes popujve ballkanikë, të cilët për njeri-tjetrin japin edhe gj’akun, madje fare lirë, përmes shembullit kuptimplotë të një shqiptari të uritur i cili e shet gj’akun për të mbushur 1 herë barkun, çka do të thotë se po të ishte i ngopur, gj’akun shqiptar grekut do ja falte.
-E pamundur, tha durrsaku që foli i fundit. Po të ishte e vërtetë se një shqiptar ja shet aq lirë gj’akun një greku, do ishte e vërtetë edhe e kundërta, që po aq lirë një grek ja shet gj’akun një shqiptari, çka kurrë nuk ka ndodhur, dhe kurrë nuk do ndodhi.
Tashmë ngjarjen me gj’ak, grek i sëmurë, shqiptar i uritur, nuk mund ta harroja.
Kaluan disa javë të tjera.
Një tjetër pasdite, në një tjetër qoshe të Omonias, pashë përsëri grekun e gj’akut.
E pyeta çfarë ndodhi ate dite me gj’akun e shqiptarit ?
-Kur arritëm në Pire me atë djalin, tha greku duke qeshur, i thashë xhaxhait që po jepte shpirt se i gjeta gj’ak shqiptar. Xhaxhai në shtratin e vdekjes, tha; Kurrë gj’ak shqiptar në dejet e grekut. Më mirë vdes që këtë çast. Dhe vdiq.